Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun / SPAK kërkon arrestimin e ministres, BIRN: Kuvendi nuk mund luajë rolin e gjykatës

Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun / SPAK kërkon arrestimin e ministres, BIRN: Kuvendi nuk mund luajë rolin e gjykatës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi për të disatën herë kërkesën e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, sjellje që sipas ekspertëve të ligjit, bie ndesh me frymën e Rregullores dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit. Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e tyre u refuzua për herë të tretë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Peleshi nuk iu përgjigj të martën pyetjeve të BIRN mbi arsyet e shtyrjes pa afat të thirrjes së Këshillit që...