Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS
Analisti Preç Zogaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet vendore, duke i cilësuar si të papranueshme synimet për të fituar 100% të bashkive në vend. “Objektivi që PS të fitojë zgjedhjet vendore është normal për çdo parti. Por objektivi për t’i fituar të gjitha bashkitë është absurditet i padëgjuar ndonjëherë. Për mendimin tim është një provokim, jo vetëm për skenën politike, por për gjithë vendin,” u shpreh Zogaj Ai shtoi se panorama aktuale elektorale nuk e mbështet një objektiv të tillë, duke nënvizuar se një rezultat i plotë do të ishte i mundur vetëm nëse nuk do të kishte zgjedhje reale. “Mua më duket provokim,” përfundoi Zogaj
Burimi:
ntv.al