Zogaj: Kapja nga amerikanët i shpëtoi jetën Maduros, ja pse rasti i tij ndryshon nga Kina e Rusia

Zogaj: Kapja nga amerikanët i shpëtoi jetën Maduros, ja pse rasti i tij ndryshon nga Kina e Rusia

Operacioni i bujshëm për kapjen e Nicolás Maduros dhe dërgimin e tij në SHBA ishte tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH, nën drejtimin e gazetares Alba Alishani. Analisti i njohur Preç Zogaj, i ftuar në studio, zbërtheu dritëhijet e këtij aksioni, duke vënë në peshore sovranitetin përballë krimit ndërkombëtar. Sipas Zogajt, ndonëse ndërhyrja e jashtme për rrëzimin e një lideri krijon shqetësim për precedentin që vendos në të drejtën ndërkombëtare, në rastin konkret ka një përligjje të fortë: droga. “Tramp luftën kundër drogës e ka një përparësi. Vërshimi i drogës nga Venezuela dhe vende të tjera shihet si një përligjje për këtë veprim,” theksoi Zogaj. “I shpëtuar” nga prangat Një këndvështrim që solli analisti ishte ai i sigurisë fizike të diktatorit. Sipas Zogajt, paradoksalisht, arrestimi...