Zogaj: Berisha ka pengesa, s’mund të bëjë atë që bëri në 2005

Zogaj: Berisha ka pengesa, s’mund të bëjë atë që bëri në 2005

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike dhe strategjia e ndjekur nga Partia Demokratike ka qenë tema e diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH. Analisti Preç Zogaj, përballë moderatores Alba Alishani, ka bërë një skaner të mundësive reale që ka sot opozita për të rrëzuar qeverinë, duke vendosur theksin te numrat dhe te figura e Sali Berishës. Sipas Zogajt, skenari aktual i PD-së është një “déjà vu” e strategjive të së shkuarës, ndërsa kushti i vetëm për të imponuar një qeveri teknike është pjesëmarrja masive popullore, e cila sot mungon. Zogaj argumentoi se qeveritë teknike nuk vijnë nga dëshirat politike, por nga presioni i sheshit. Ai vendosi një “prag kritik” numerik që opozita duhet ta arrijë nëse do të trondisë themelet e mazhorancës. “Qeveria teknike mund...