Zhvillimet e fundit ndaj Ballukut/ Gazetari zbulon afatet që po ndjek SPAK: Ja kur mund të përfundojë ekspertimi i…
Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se procesi pritet të jetë i gjatë pas nisjes së ekspertimeve të celularëve të marrë në shqyrtim nga SPAK. Sipas tij, fakti që ka kaluar kohë që nga momenti kur Balluku është mbrojtur politikisht, i ka dhënë kohë të vlefshme asaj dhe kryeministrit Edi Rama për të zbehur interesin publik mbi çështjen. Hoxhaj theksoi se procedurat hetimore janë komplekse dhe kërkojnë kohën e nevojshme. “Vetëm ekspertimi i telefonave kërkon minimalisht dy muaj, pa llogaritur mbledhjen dhe analizimin e materialeve të tjera,” u shpreh ai. Ai shtoi se edhe pas kësaj faze, agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK do të kenë nevojë...
Burimi:
sot.com.al