“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump i drejtohet Osmanit: Nëse keni probleme të tjera më merrni në telefon
donald trump-vjosa osmani SHBA- Presidenti Donald Trump gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington përmendi një sërë konfliktesh, në të cilat ka ndërhyrë dhe e konsideron veten si faktor kyç. Trump përmendi edhe konfliktin me Kosovës dhe Serbisë, teksa shtoi se do të ndërhyjë sërish nëse situata mes tyre tensionohet. Ai iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke thënë: "Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë." /ZËRI
Burimi:
zeri.ai