“Zgjedhorja”/ PD ulet në tryezë me PS, emrat e ekspertëve nga të dyja palët

“Zgjedhorja”/ PD ulet në tryezë me PS, emrat e ekspertëve nga të dyja palët

Është mbledhur këtë të premte Komisioni i Reformës Zgjedhore. Ekspertët e ‘Zgjedhores’ nga PS do të jenë Viktor Gumi, Elena Xhina, Dardan Malaj, ndërsa nga PD do të jenë Altin Kazizaj, Muharrem Çakaj, Arjan Madhi, raporton gazetari i Top Channel Muhamed Veliu. Kjo mbledhje mbahet një ditë pasi PD u ul në tryezën e Komisionit për Reformën Territoriale, duke lënë pas përplasjet politike dhe duke vijuar punën  e përbashkët. “Produkti këtij komisioni të jenë rregulla sa më të mira për ata që aspirojnë pushtet”, tha bashkëkryetari Damian Gjiknuri. “Me rëndësi puna dhe ekspertiza e ekspertëve. Konsultimet të kthehen në produkt të punës të komisionit. Na duhet me patjetër ekspertiza e OSBE dhe BE. Pushtimi shtetit në zgjedhje, një problem madhor. Vota e diasporës një problem...