“Zgjedhorja” i mbledh në një tryezë: PD kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, PS vendos “kushtet”

“Zgjedhorja” i mbledh në një tryezë: PD kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, PS vendos “kushtet”

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore është mbledhur këtë të martë, ku Partia Demokratike ka përsëritur kërkesën për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore sipas modelit të mëparshëm. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, kërkoi rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Sipas Bylkybashit, koalicioni parazgjedhor me listë të hapur, i adoptuar në Shqipëri që nga viti 2003, kishte funksionuar për të garantuar ndryshimin e pushtetit. “Ky sistem është sistem toksik për partitë politike, pluralizmin, demokracinë. Ky sistem s’ka lidhje me atë që i duhet shqiptarëve. Ky sistem duhet të ikë patjetër. S’mund te fshihemi, ky sistem nuk riparohet më, është hibrid. Hedhja në tryezë e propozimeve që dëmtojnë thelbësisht pluralizmin politik, ndër to edhe reduktimi i numrit të mandateve...