“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

Është mbledhur sot në 13 shkurt Komisioni për Reformën Zgjedhore. Fillimisht foli bashkëkryetari i Komisionit Oerd Bylykbashi. Ai deklaroi se reforma zgjedhore duhet që të ketë parasysh një sërë çështjesh problematike. Sipas tij, vota e diasporës ka cenuar besimin tek rezultati zgjedhor. Ai kërkoi transparencë në shpenzime në fushata nga ana e partive politike. Bylykbashi u shpreh se dakordësimi në fund duhet që të jetë i mbrojtur nga ana legjislative, që partia në pushtet mos të mund të bëjë ndryshime sa herë që dëshiron, për interesin e saj. “Ekspertët duhet të hartojnë një listë çështjesh, që janë më delikate. Sot kemi pushtim të zgjedhjeve nga shteti, është problematikë dominante. Kur flas për pushtim të zgjedhjeve nga shteti, flas nga përdorimi i individëve në proces deri...