Zgjedhjet për kreun e PD, shtyhet deri në orën 19:00 procesi i votimit në disa degë

Zgjedhjet për kreun e PD, shtyhet deri në orën 19:00 procesi i votimit në disa degë

Ivi Kaso TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në Partinë Demokratike ka njoftuar zgjatjen e orarit të votimit deri në orën 19:00 për disa degë të mëdha, ku është regjistruar fluks i lartë votuesish. Sipas Ivi Kasos, vendimi është marrë pas kërkesave të ardhura nga disa degë, përfshirë edhe degën 2 në selinë qendrore, me qëllim që të gjithë anëtarëve t’u jepet mundësia të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të opozitës. Fillimisht, procesi ishte parashikuar të mbyllej në orën 18:00, por për degët me numër të madh votuesish dhe për qendrat e qarqeve kryesore të Tiranës dhe disa qarqeve të tjera, u vendos shtyrja e orarit të votimit. "Jam këtu përpara jush për të ndarë një komunikim në emër të Komisionit...