Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, nis procesi i votimit, në garë vetëm Sali Berisha

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, nis procesi i votimit, në garë vetëm Sali Berisha

foto ilustruese TIRANË- Sot, demokratët do t'u drejtohen kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin që do të vendosë mbi konfirmimin e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur që nga ora 08:00 në të gjithë rrethet e vendit, ku demokratët do të kenë mundësinë të japin votën e tyre deri në orën 19:00. Procesi do të jetë në 87 qendra votimi për 77 degët e Partisë Demokratike ku do të votohet këtë të shtunë. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë vit në garë është vetëm Sali Berisha, pasi Komisioni i Zgjedhjeve i PD-së ka përjashtuar të gjithë kandidatët e tjerë që kërkuan të sfidonin liderin e opozitës. Ndryshe nga vitet e fundit, votat këtë herë do të numërohen në...