Zgjedhjet në PD, zbardhet vendimi i Kryesisë: Drejtuesit e rinj lokalë brenda 30 prillit
Me firmë të Sali Berishës dhe ka Flamur Nokës, Partia Demokratike ka nxjerrë udhëzimet për procesin zgjedhor dhe organizativ të partisë. Procesi i zgjedhjeve në PD sipas udhëzimeve të Kryesisë, duhet të jetë i rregullt, transparent. “Brenda datës 30 prill 2026 zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha degët dhe nivelet e strukturës nga kryetar, nënkryetar, sekretar seksioni, grupseksioni, kryetar dege dhe kryesitë e degëve. Në këtë udhëzim theksohet se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e Statutit, për zgjedhje të lira, të fshehta dhe demokratike”, thuhet në deklaratë. VENDIM: Vendimin e Kryesisë nr 35 datë 17.03.2026 “Mbi proceset zgjedhore dhe Organizative të PDSH; Udhëzimin nr 2 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm “Për mbajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e strukturës...
Burimi:
top-channel.tv