Zgjedhjet në PD, Shkëlzen Berisha voton në mbështetje të të atit

Zgjedhjet në PD, Shkëlzen Berisha voton në mbështetje të të atit

Shkëlzen Berisha TIRANË- Pak minuta më parë, në një nga qendrat e votimit të ngritura nga Partia Demokratike e Shqipërisë, është paraqitur Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Si anëtar i partisë opozitare, ai ka ushtruar të drejtën e votës në procesin për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, duke mbështetur kandidaturën e të atit. Në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berisha, ndërsa anëtarët kanë mundësi të votojnë “pro”, “kundër” ose “abstenim”. Vetë Berisha e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.  Ndryshe nga vitet e fundit, votat këtë herë do të numërohen në degët lokale të partisë dhe jo në selinë qendrore të PD-së. Ish-kryeministri Sali Berisha është kandidati i vetëm në këtë garë,...