Zgjedhjet në PD, mandati i Berishës shkon në referendum
Më 23 maj, Partia Demokratike do të zhvillojë një referendum për kryetarin Sali Berisha. Deputeti Ivi Kaso tha në një dalje për mediat, në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, se procesi do të zhvillohet sipas parimit 1 anëtar 1 votë. “Në të gjithë degët e Partisë Demokratike do të ngrihen qendrat e votimit ku, nga ora 08.00 deri në orën 18.00 demokratët janë të thirrur të votojnë masivisht, në këtë shprehje të demokracisë së drejtpërdrejte. Nëpër degët e mëdha, sipas kërkesave është përcaktuar se mund të ngrihet edhe më shumë se 1 qendër votimi. Këtë të shtunë 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë shprehen në referendum për kryetarin në një ushtrim të demokracisë”, tha...
Burimi:
opinion.al