Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë
Zgjedhjet e pritshme të brendshme në Partinë Demokratike për kryetarin dhe strukturat drejtuese mund të hapin një kapitull të ri përplasjesh, jo për kreun e partisë, por për nivelet e dyta të lidershipit. Ky është leximi politik i bërë nga avokati Rezart Kthupi, gjatë një analize në emisionin “3D” të drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH. Gjatë fjalës së tij, Kthupi ngriti dy shqetësime kryesore që prekin drejtpërdrejt procesin zgjedhor brenda selisë blu: respektimin e statutit për kuotat e anëtarësisë dhe rrezikun e krijimit të fraksioneve të reja. “Filtri” i anëtarësisë dhe financat e partisë Sipas avokatit, një element që po anashkalohet është rregulli strikt i statutit të PD-së lidhur me të drejtën e votës. “Në bazë të statutit të partisë, asnjë anëtar që nuk...
Burimi:
javanews.al