Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Zgjedhjet në Kosovë, Bushati “bën copa” Ramën
Në një shkrim pas zgjedhjeve në Kosovë dhe fitores së sërishme të Albin Kurtit, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përcjellë, mes rreshtash, kritika të forta për ish-eprorin e tij politik Edi Rama. “Pa para lumë, pa luks, pa koncerte që i paraprijnë tubimeve, pa artistë që performojnë muzikë tallava nëpër tribuna politike (edhe pse kanë artisët më të ndjekur nga të rinjtë), por me tubime politike të ngjashme për nga serioziteti me vendet e botës demokratike, Kosova po ndrin si rast shprese në rajon”, shkruan Bushati, në një shkrim të titulluar “Kosova si burim shprese”. Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë, duhet të jenë një leksion demokracie për Shqipërinë. “Kriza e tejgjatur me konstituimin e institicioneve të reja u zgjidh përmes rrugëve politike dhe kërkimit...