Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Zgjedhjet në Kosovë, Berisha mesazh urimi Albin Kurtit: Procesi u zhvillua me standarde të larta demokratike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, duke i cilësuar si një sukses të vërtetë të demokracisë dhe një shembull frymëzues për shqiptarët. Ai thekson se procesi zgjedhor në Kosovë u zhvillua me standarde të larta demokratike, me garë të lirë, administrim korrekt dhe respektim të vullnetit të qytetarëve. Berisha vlerëson institucionet dhe autoritetet e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve dhe uron qytetarët e Kosovës për kulturën demokratike të treguar. Ai e cilëson këtë proces si kontrast të fortë me situatën në Shqipëri, ku sipas tij, zgjedhjet janë shndërruar në një farsë elektorale nga qeveria e Edi Ramës. Berisha uroi kryeministrin në detyrë Albin Kurti për fitoren, si dhe të gjitha forcat politike për pjesëmarrjen dhe respektimin...