‘Zgjedhje jo të lira’, Mediu ngre alarmin nga SHBA për situatën në Shqipëri: Krim dhe korrupsion i lartë

‘Zgjedhje jo të lira’, Mediu ngre alarmin nga SHBA për situatën në Shqipëri: Krim dhe korrupsion i lartë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një seri takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në fokus ishte situata politike në Shqipëri dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjatë një takimi me drejtorin për Europën dhe Azinë në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Stephen Nix, Mediu ngriti shqetësimet për atë që e cilësoi si nivel të lartë të krimit dhe korrupsionit, si dhe mungesë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të Instituti Ndërkombëtar Republikan në mbështetje të opozitës dhe bashkimit të saj. Në vijim të vizitës, Mediu mori pjesë në takime në Kongresin Amerikan, ku diskutoi me kongresmenin Mike Turner, njëherazi kryetar i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO. Ai zhvilloi gjithashtu...