Zelensky dekoron Spiropalin në Kiev me Urdhrin e Lartë Shtetëror, Ministrja: E ardhmja do të shkruhet nga forca e vlerave
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot në Kiev, Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dekoratën e Urdhrit të Princeshës Olga, e Klasit të Parë. Dekorimi i Spiropalit nga Zelensky me një prej nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës, vjen për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Spiropali theksoi në një mesazh se “e pranova Urdhrin e Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre.” “Sot, në Kiev, me përulësi dhe një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, pranova...
Burimi:
top-channel.tv