ZDF: Përshkallëzohen protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës! Demonstratat rrezikojnë qeverisjen e tij

ZDF: Përshkallëzohen protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës! Demonstratat rrezikojnë qeverisjen e tij

Në Tiranë ka pasur përplasje mes policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. Disa persona janë plagosur. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. ZDF Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, protestat kundër qeverisë janë përshkallëzuar. Gjatë përleshjeve të dhunshme mes demonstruesve kritikë ndaj qeverisë dhe policisë, disa persona janë plagosur. Sipas policisë, të paktën 16 efektivë janë plagosur dhe 13 persona janë arrestuar, njoftoi policia të martën. Demonstruesit hodhën kokteje Molotov ndaj një ndërtese qeveritare, ndërsa policia përdori topa uji. Mijëra mbështetës të opozitës kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Akuza për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Qeveria është vënë në shënjestër të kritikave për shkak të akuzave për korrupsion që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Prokuroria e akuzon Ballukun se ka ndërhyrë në procedurat e projekteve publike, në...