Zbardhen vendimet e Qeverisë: Ndihma për familjet e policëve të rënë në detyrë, Shqipëria do të dërgojë oficerë në Gaza
ministrat ermal nufi dhe besfort lamallari TIRANË- Qeveria është mbledhur këtë të mërkurë në mbledhjen e radhës, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme. Pas përfundimit të mbledhjes, ministrat bënë publike vendimet e marra, të cilat përfshijnë mbështetje financiare për familjet e efektivëve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe miratimin e dërgimit të forcave ushtarake shqiptare në misionin ndërkombëtar në Gaza. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallarit, deklaroi se familjet e policëve të rënë në detyrë do të përfitojnë paga dhe pension familjar. Gjithashtu, ministri bëri me dije se do të ofrohen bursa për fëmijët, punësim për familjarët dhe sigurimin e banesave falas. “Kemi vendosur që të miratohet vendimi që përcakton masën, procedurën dhe rregullat për trajtimin financiar të...
Burimi:
zeri.ai