Xhixho: Mungesa e fondeve për analiza është skandal, kërkohet interpelancë me Ministren e Shëndetësisë

Xhixho: Mungesa e fondeve për analiza është skandal, kërkohet interpelancë me Ministren e Shëndetësisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon ne një mesazh në facebook, mungesën e fondeve për analiza pas datës 20 të çdo muaji dhe thekson se qytetarët meritojnë llogaridhënie nga Ministria e Shëndetësisë, jo propagandë. "Deklarata e Ministres së Shëndetësisë se pas datës 20 të çdo muaji qytetarët nuk mund të kryejnë analiza për shkak të mungesës së fondeve është skandaloze dhe shumë e rëndë. Po flasim për një qeveri që nuk i kursen paratë për luks dhe projektet e klientëve të saj: për rrugët e florinjta, 3.8 miliardë euro; për inceneratorin inekzistent, 450 milionë euro; për “Kopshtin Eden” estetik të kryeministrit, 4.2 milionë euro apo vetëm 33 mijë euro. Para ka, por asnjëherë për shëndetin e qytetarëve. Sikur këto para të ishin investuar në shëndetësi,...