Xhelal Mziu ‘fiton’ gjyqin për shpifje ndaj Argon Malajt/ GJKKO: Viktima akuzuese nuk u paraqit në seancë
Gjykata e Posaçme ka pushuar kallëzimin penal dhe çështjen e ngritur me padinë për shpifje nga deputeti socialist Agron Malaj, ndaj kolegut të tij demokrat, nga i njëjti qark i Dibrës, për shpifje. Mziu ka fituar gjyqin dhe vendimi është dhënë sot nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka evidentuar dy nga shkaqet për këtë rast: mosparaqitjen e Malajt dhe prezenca e një avokati pa shkaqe të arsyeshme. Vendimi i GJKKO-së: “Viktima akuzuese Agron Malaj me datë 05.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasin Xhelal Mziu, i akuzuar për veprën penale “Shpifja” e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin...
Burimi:
sot.com.al