Xhafo: Protestat e PD-së synojnë mobilizimin e mbështetësve, jo ndryshim politik
Gazetari Endri Xhafo ka ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e protestave të organizuara nga Partia Demokratike, duke theksuar se mbetet e paqartë se çfarë kërkon konkretisht opozita. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ai tha se përmes këtyre protestave, Berisha synon më shumë të përballet me një “indiferencë ndërkombëtare”, në një kohë kur, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka qenë i suksesshëm në marrëdhëniet me faktorët ndërkombëtarë. Megjithatë, ai shprehet skeptik se protestat mund të sjellin ndryshime konkrete, duke theksuar se Partia Socialiste zotëron 83 vota. Sipas tij, objektivi kryesor i PD-së është të mbajë të mobilizuar mbështetësit dhe të tregojë prezencë përmes protestave. Xhafo paralajmëron edhe një “efekt pervers”, pasi, sipas tij, këto lëvizje shmangin analizën e brendshme të partisë. Ai...
Burimi:
vizionplus.tv