Vrasja e liderit iranian, Berisha: Lajm i mirë për njerëzimin!

Vrasja e liderit iranian, Berisha: Lajm i mirë për njerëzimin!

Kryedemokrati, Sali Berisha, e ka cilësuar vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, një lajm të mirë për njerëzimin Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për mbarë njerëzit e lirë në mbarë botën, ndërsa shton se pas vrasjes së tij, populli iranian duhet të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga regjimi. “Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ayatollah Khamenei nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni Amerikano-Izraelit. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për mbarë njerëzit e lirë në mbarë botën. Urojmë që pas vrasjes së tij dhe eleminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik...