Vota kundër shkarkimit të Spiropalit, Berisha e Topalli me versione të ndryshme. Ish-kryetarja e Kuvendit: E bëra gabimisht. Kreu i PD: Faji i Niko Peleshit
Parlamenti votoi me 83 vota pro dhe 2 kundër shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme. Ajo që ra në sy gjatë votimit ishte vota kundër e fiksuar në tabelën elektronike e Jozefina Topallit dhe Sali Berishës. Kreu i PD-së gjatë procesit të votimit ishte në foltoren e Kuvendit ku po kërkonte të merrte fjalën. Lidhur me procesin e votimit, Berisha dhe Topalli kanë dhënë versione të ndryshme për mënyrën se si është votuar. Fillimisht reagoi Topalli, e cila tha se vota kundër ka qenë një lapsus pasi ajo e kishte shtypur elektronikën për të kërkuar fjalën. “Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar...
Burimi:
top-channel.tv