Vota e Berishës dhe Topallit kundër shkarkimit të Spiropalit, reagon ish-kryetarja e Kuvendit: E bëra gabimisht, po kërkoja fjalën
Parlamenti votoi me 83 vota pro dhe 2 kundër shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme. Ajo që ra në sy gjatë votimit ishte vota kundër e fiksuar në tabelën elektronike e Jozefina Topallit dhe Sali Berishës. Kreu i PD-së gjatë procesit të votimit ishte në foltoren e Kuvendit ku po kërkonte të merrte fjalën. Lidhur me procesin e votimit, Jozefina Topalli thotë se vota kundër ka qenë një lapsus pasi ajo e kishte shtypur elektronikën për të kërkuar fjalën. “Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe...
Burimi:
top-channel.tv