Vokshi publikon rezultatet e zgjedhjeve në PD, Berisha rikonfirmohet kryetar me 37 341 pro

Vokshi publikon rezultatet e zgjedhjeve në PD, Berisha rikonfirmohet kryetar me 37 341 pro

Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes dhe rezultatit të referendumit për zgjedhjen e kreut të PD-së. Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe transparente në të gjitha degët e partisë. Sipas rezultateve, Sali Berisha i vetmi kandidat në garë është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike me 37 341 vota pro. "Sot në 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike. Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike. Nga përpunimi i të dhënave paraprake,...