Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Vlora 5 ditë pa ujë/ Rama reagon: Ndjesë vlonjatëve të mi, pjesët e reja hidraulike vijnë sot nga Stambolli
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së qytetarëve vlonjatë, të cilët prej 5 ditësh janë pa ujë të pijshëm. Në një reagim në X, Rama teksa ia ka faturuar problemin opozitës, theksoi se Pjesët e reja hidraulike vijnë sot nga Stambolli. Ai iu kërkoi ndjesë vlonjatëve, ndërsa shtoi se kjo është peripeci e pamerituar REAGIMI I RAMES 🔴 Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer… Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të...