Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Vlora 5 ditë pa ujë/ Rama ia faturon fajin PD-së: Pajisjet ishin jashtë standardeve, e kemi gjetur më keq se energjia
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përvitshme për shtyp, komentoi mungesën e ujit të pijshëm në qytetin e Vlorës, ku për pesë ditë banorët u përballën me një krizë të rëndë furnizimi. Duke ia faturuar fajin PD-së e cila u largua nga pushteti 12 vite më parë, Rama e cilësoi situatën si “shumë të rëndë”, dukethënë se pajisjet e ujësjellësit ishin jashtë standardeve dhe pas një kohe të gjatë përdorimi, ato dështuan. “Situata ishte shumë e rëndë. Pajisjet ishin jashtë standardeve, të cilat mbajtën-mbajtën, plasën, Problematika e ujësjellësit është kjo. Por falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe qëndrimi i prefektit dhe punëtorëve atje, falë faktit që mundëm të marrim në Turqi pajisjen, defekti u riparua. Ujësjellësi në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë është...