Vlora 4 ditë pa ujë/ Reagon Këlliçi pas deklaratës së Ramës: Përtej qesharakes, faji hidhet te opozita

Vlora 4 ditë pa ujë/ Reagon Këlliçi pas deklaratës së Ramës: Përtej qesharakes, faji hidhet te opozita

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili fajësoi tubacionet e vitit 2009 për defektin në ujësjellësin e Vlorës. Në reagimin e tij, Këlliçi e cilëson deklaratën e Ramës si “përtej qesharakes”, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverisjen aktuale, e cila sipas tij menaxhon buxhetin e vendit prej 13 vitesh dhe ka nën administrim edhe Bashkinë e Vlorës. “Rrënuesi i infrastrukturës së Shqipërisë paska gjetur fajtor tubat e Partisë Demokratike”, shkruan Këlliçi, duke shtuar se sa herë mazhoranca ndodhet përballë një situate të vështirë apo kapet në flagrancë, sipas tij, fajin e ka gjithmonë opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha.   Deputeti demokrat nënvizon se vetë deklarata e...