VKM/ Qeveria miraton vendimin: Regjistër elektronik për personat që nuk lejohen të shkojnë në kazino

VKM/ Qeveria miraton vendimin: Regjistër elektronik për personat që nuk lejohen të shkojnë në kazino

Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme krijimin e një Regjistri Elektronik për personat që ndalohen të hyjnë ose të luajnë në ambiente fizike dhe platforma online të lojërave të fatit. Regjistri do të administrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe do të jetë i aksesueshëm nga operatorët e licencuar vetëm për verifikim. Ndalimi mund të kërkohet nga vetë lojtari ose nga familjarët përmes portalit e-Albania, me qëllim parandalimin e problemeve sociale dhe financiare nga varësia ndaj lojërave të fatit. Sipas vendimit, synohet parandalimi dhe minimizimi i pasojave sociale dhe financiare me frekuentimin e lojërave të fatit nga ana e personave që shfaqin probleme me përdorimin, varësi ndaj tyre.  VKM e plotë: KRIJIMIN, MBAJTJEN DHE FUNKSIONIMIN E REGJISTRIT ELEKTRONIK TË...