Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Vjedhjet tronditëse te AKSHI, Xhaferri: Rama luftë drejtësisë, mbron të akuzuarit sepse po i afrohet hetimi
Një hetim i thelluar i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka zbuluar një skemë të dyshuar korrupsioni, manipulimi tenderash dhe lidhje të rrezikshme me krimin e organizuar e deri në nivelet më të larta politike. Si rezultat i këtij hetimi, SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe dy biznesmenët Ergyis Agasi e Ermal Beqiri, të akuzuar për vepra të rënda penale. Në qendër të dosjes hetimore qëndron dyshimi se Karçanaj, në bashkëpunim me Agasin dhe Beqirin, ka manipuluar procedura tenderuese me vlerë dhjetëra miliona euro. Por ajo që e bën këtë çështje edhe më të rëndë është përfshirja politike. Sipas burimeve nga hetimi, vetë Mirlinda Karçanaj ka pranuar para prokurorëve se biznesmeni...