Vizita në Izrael, kryeministri Rama pritet me ceremoni nga kryetari i parlamentit Amir Ohana
Kryeministri Edi Rama, është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryetari i Knesset, Parlamenti i Izraelit, Amir Ohana. Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Ai pritet të mbajë edhe një fjalim në seancën plenare speciale në parlamentin e Izraelit. Më herët, kreu i qeverisë u takua dhe mbajti një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun Benjamin Netanyahu. Ky i fundit vlerësoi edhe njëherë mbështetjen që ka treguar Shqipëria ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit, si edhe kur ndodhi sulmi i Hamasit. “Bota duhet ta dijë, që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë, që u rrit, e nuk u mpak, u rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës, në frymën...
Burimi:
kohajone.com