VIDEO/ Zhulali: Skandali i AKSHI-t rrezikon sigurinë kombëtare dhe të NATO-s, të dhënat në duar kriminale
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka ngritur alarmin për një cenim serioz të sigurisë kombëtare pas skandalit të AKSHI-t dhe dështimit të sistemit ‘Diella’. E ftuar në Edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Zhulali deklaroi se rrjedhja e të dhënave nuk kufizohet në një sektor të vetëm, por prek të gjithë sistemin shtetëror të informacionit, përfshirë edhe sistemet e integruara me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se situata bëhet edhe më alarmante për faktin se ekzistojnë dyshime që këto të dhëna mund të kenë përfunduar në duart e personave të lidhur me grupe të strukturuara kriminale apo me trafikun e drogës, duke hapur rrugë për ndikime të huaja dashakeqe. ‘Janë të dhënat...
Burimi:
syri.net