VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Muzeu i Krujës këtë të diel më 29 mars. Rama shprehet se mbi 1000 vizitorë, vendas dhe të huaj e kanë vizituar këtë muze vetëm gjatë ditës së sotme. “E diela e muzeve. Mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan Muzeun e Krujës këtë të diel të fundit të muajit mars”, shkruan kreu i qeverisë. Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, me qëllim që vendi ynë të jetë sa më atraktiv për turistë vendas dhe të huaj. Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me ministrin e Turizmit Blendi Gonxhja në vilën qeveritare 31. Kreu i qeverisë prej kohësh e ka konsideruar turizmin si një sektor kryesor, që prodhon të ardhura për ekonominë...