VIDEO/ Rama e çoi 220 lek çmimin e naftës, qytetarët dynden në Mal të zi të mbushin makinat
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka publikuar një foto nga pika kufitare e Muriqanit, ku shihen radhë të gjata automjetesh që presin për të kaluar drejt Malit të Zi. Sipas tij, kjo situatë vjen si pasojë e rritjes së çmimit sot të naftës nga Edio Rama, duke bërë që qytetarët të kalojnë kufirin për të siguruar naftë më të lirë. Reagimi i plotë i deputetit Gjin Gjoni: Radhë kilometrike në pikën kufitare të Muriqanit. Shqiptarët, të grabitur çdo ditë nga taksat dhe çmimet abuzive të vendosura nga qeveria e Edi Rama, detyrohen të presin me orë të tëra në kufi për të siguruar naftën më të lirë. Ky është turpi i një shteti që nuk mbron qytetarët e vet, por i detyron të poshtërohen...
Burimi:
syri.net