VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare
Kuvendi ka votuar me 79 vota pro projektrezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, ndërkohë që PD-ja, ashtu sikurse paralajmëroi, ka bojkotuar seancën. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektrezolutës, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi se në thelb të kësaj rezolute është shpallja e Gardës Revolucionare të Iranit dhe organizatës Hezbollah në Liban, si organizata terroriste, si dhe të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe rrjetet e tyre. “Rezoluta dënon çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin, përdorimin e grupeve “proksi” për destabilizim dhe përdorimin e mjeteve hibride, përfshirë sulmet kibernetike kundër institucioneve të shteteve sovrane. Gjithashtu, rezoluta i bën thirrje qeverisë shqiptare...
Burimi:
javanews.al