VIDEO/ Mbyllja e kadastrës, i dërguari politik i Ramës për Vlorën jashtë loje komplet: S’e di, kur?
I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, nuk di që kadastra do te mbyllet. Ai ka reaguar lidhur me vendimin e fundit për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj drejt Tiranës. I pyetur nga mediat se si e vlerëson këtë vendim, Çuçi u shpreh se nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me të. Sipas tij, vendimi ka dalë vetëm sot dhe ai nuk është njohur ende me përmbajtjen e tij.
Burimi:
syri.net