Video/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës. Çfarë nuk u pa nga takimi me dyer të mbyllura
Prej orës 11:00 është duke u zhvilluar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku marrin pjesë deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe disa drejtues institucionesh, mes tyre edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Takimi po mbahet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Megjithatë, nga pamjet e publikuara nga vetë PS, nga brenda sallës vihet re se Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, të njohur për qëndrimet e tyre kritike brenda grupit socialist, janë pozicionuar në pjesën e pasme të sallës, larg kryeministrit Edi Rama. Më herët, Spiropali ka pasur një përplasje publike me drejtuesin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, pas mungesës së saj në seancën e 12 marsit, ku u votua çështja e imunitetit të Belinda Ballukut. Nga ana tjetër, edhe...
Burimi:
top-channel.tv