VIDEO/ Këlliçi: Ka rënë një bombë e madhe në sistemin e drejtësisë, vendimet e Irena Gjokës janë nul
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke folur për përfundimin e hetimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka, dhe që ka rezultuar se ajo ka fshehur dënimin në Greqi, e ka cilësuar si një tronditje të rëndë institucionale dhe një goditje direkte ndaj besimit publik. Sipas tij, çdo vonesë në hetim ka sjellë pasoja konkrete në dosjet gjyqësore. Këlliçi deklaroi se rasti i gjyqtares Irena Gjoka përbën një precedent tejet të rrezikshëm për drejtësinë shqiptare. Sipas deputetit demokrat, pasojat janë të rënda për të gjitha procedurat gjyqësore të trajtuara nga kjo gjyqtare. ‘Zvarritja e hetimit po cënon rëndë parimin e barazisë para ligjit, integritetin e sistemit të drejtësisë dhe interesat financiarë të shtetit shqiptar. Tani, Adriana...
Burimi:
syri.net