VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, diplomati dhe ish-ambasadori Qemal Minxhozi ka folur për mbledhjet e përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës dhe për zhvillimet që i afrojnë më shumë të dyja vendet. Minxhozi kujtoi se që nga viti 2014 deri në 2022 janë zhvilluar 10 mbledhje të përbashkëta, fillimisht në Prizren dhe më pas në qytete të tjera, duke sjellë rezultate konkrete në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik. “Sot midis Shqipërisë dhe Kosovës kemi një kufi shumë më të lehtësuar se vite më parë. Qytetarët lëvizin lirshëm, nuk kanë më nevojë për leje qëndrimi, mjafton që të kenë një vend pune. Kjo është një lloj Shengeni i plotë midis Shqipërisë dhe Kosovës,” theksoi Minxhozi. Ai...