VIDEO/ Debati për presidentin e ri të Kosovës, Nimoni: Rrezik zgjedhjesh të jashtëzakonshme

VIDEO/ Debati për presidentin e ri të Kosovës, Nimoni: Rrezik zgjedhjesh të jashtëzakonshme

Analisti politik nga Kosova, Fisnik Nimoni, i ftuar në emisionin Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe negociatat politike. Ai theksoi se pretendimet e kryeministrit Albin Kurti u hodhën poshtë nga deklarata e Murat Jashari, i cili në emër të familjes Jashari deklaroi se ‘familja Jashari i përket të gjithëve, është e gjithë shqiptarëve’, duke kërkuar që ajo të mos përdoret për kalkulime politike. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Nimoni u shpreh se, kryeministri zhvilloi tre takime me liderët opozitarë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, por pa ofruar zgjidhje konkrete. Analisti vlerësoi rolin e presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo ka mbajtur takime të rëndësishme dhe ka luajtur një rol relativisht neutral vitin e...