VIDEO/ Blushi në protestën kombëtare: Liria na thërret, vdekja nuk na tund!
Deputeti dhe njëherësh sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në protestën kombëtare të opozitës, e ka cilësuar situatën në Shqipëri si një rrezik serioz për demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës. Blushi theksoi se regjimet bien vetëm kur qytetarët vendosin të përballen pa kompromis me padrejtësinë, korrupsionin, dhunën dhe gënjeshtrën, duke nënvizuar se liria fitohet vetëm përmes guximit, kurajos dhe veprimit kolektiv. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për krijimin e një “narkoregjimi”, të mbështetur sipas tij nga struktura kriminale, patronazhistë dhe kapje të institucioneve shtetërore. Blushi denoncoi ashpër sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se është shndërruar në instrument politik në shërbim të qeverisë, dhe foli për ekzistencën e të burgosurve politikë, duke përmendur emra të figurave të...
Burimi:
syri.net