Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
VIDEO/ Berisha: Një fund i merituar i Maduros!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish, lidhur me kapjen dhe arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, gjatë një operacioni të forcave amerikane të shtunën. Përmes një video të shpërndarë në platformën e tij sociale në Facebook, ku shihet udhëheqësi venezuelian teksa me arrogancë i hakërrehet homologut amerikan Donald Trump që ta kapë, Berdisha shkruan se ky ishte një fund i merituar për Maduron. ‘Një fund i merituar i Maduros’, shkruan Berisha, bashkangjitur videos që tregon Nicolas Maduro ndërsa ‘kërcënon’ Trump.