VIDEO/ Berisha mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, takim me delegacionin e Asamblesë së KE
Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, i shoqëruar nga ligjvënësja demokrate, Albana Vokshi. Lideri demokrat pritet të takohet me delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, takim që nuk dihet se sa do të zgjasë mes tij dhe zyrtarëve evropianë. Pas përfundimit të takimit, kryedemokrati Sali Berisha do të ketë edhe një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë kohëve të fundit ka pasur një agjendë të ngjeshur me zyrtarët evropianë, jo vetëm në BE, por edhe në selinë blu. Së fundmi ka pritur zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman.
Burimi:
syri.net