VIDEO/ Avokati i Metës ngatërron hyrjen në SPAK: Uroni presidentin se ka datëlindjen sot!

VIDEO/ Avokati i Metës ngatërron hyrjen në SPAK: Uroni presidentin se ka datëlindjen sot!

Avokati Kujtim Cakrani është paraqitur këtë të martë në GJKKO ku ka kërkuar zëvendësimin e masës së Ilir Metës. Përmes një shkrese, avokati ka kërkuar daljen nga qelia të Metës, duke ofruar garanci pasurore. Por para hyrjes në SPAK, Cakrani është përballur me gazetarët, të cilëve u ka thënë se presidenti Meta ka sot datëlindjen dhe duhet ta uronin. Me ndryshimet e reja, hyrja për në SPAK tashmë bëhet përmes një godine të vogël, por që avokati ishte i painformuar për këtë./vizionplus.tv