Vetëm 20 minuta seancë/ Opozita bllokoi foltoren, mazhoranca miraton projektligjet
Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 20 minuta. Që në nisje të seancës ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi nisi fjalën, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla. “Si nuk u lodhe o burrë’, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv. kryeministres nga salla e Kuvendit. E ndërsa opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca, Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS ka hedhur në votim projektligjet, të cilat janë miratuar me votat e PS. “Keni kohë një javë”, Balla paralajmëron opozitën: Nëse nuk...
Burimi:
top-channel.tv