“Vetë zhgërryhen në festa e salltanete”/ Protesta e qytetarëve, Berisha: Ju lumtë që ua zutë galanë në fyt hajdutëve

“Vetë zhgërryhen në festa e salltanete”/ Protesta e qytetarëve, Berisha: Ju lumtë që ua zutë galanë në fyt hajdutëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Vlorës, të cilët kanë 4 ditë pa ujë në çezmat e tyre. ‘Ju lumtë qytetarëve të Vlorës që ua zunë galanë në fyt, hajdutëve që i kanë lënë banorët 3 ditë pa ujë dhe vetë zhgërryhen në festa e salltanete’, shkruan Berisha në Facebook. Kujtojmë se pasditen e sotme, disa dhjetëra qytetarë të Vlorës u përplasën me policinë duke u futur brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ ku bashkia po organizonte një mbrëmje gala, në një kohë që banorët ishin 4 ditë pa ujë. Protestuesit kanë njoftuar se protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 10:00 përpara bashkisë.