Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Vetë pushteti, është korruptues”/Betejë e hapur, avokati: Në rastin e zonjës Balluku duhet bërë ndarja mes pushtetit..
Drejtësia dhe politika gjenden në një betejë të hapur që ka në qendër fatin e zyrtarëve të lartë. Rasti i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po shërben si një test vendimtar për funksionimin e shtetit ligjor dhe balancat mes institucioneve. Konflikti u ndez pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të ministres Balluku, një hap i nevojshëm për të proceduar më tej me hetimet ndaj saj. I ftuar në një studio televizive, avokati Besard Logu deklaroi se përplasja e fortë mes qeverisë dhe drejtësisë nuk është një krizë politike, por një provë reale për funksionimin e shtetit ligjor. Sipas tij, tentativa për t’i dhënë imunitet kushtetues një ministri nën hetim përbën një keqinterpretim të rrezikshëm të Kushtetutës...